Aktuale
Iu drejtua Kushtetueses për zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Koci tregon se çfarë përgjigje mori
Oct 30, 2026
15:10
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur sot se Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar pranimin dhe regjistrimin e njoftimit të tij lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Koci, i cili kërkesën e kishte paraqitur më herët, në kohën kur Shiroka-Pula u zgjodh presidente, ka njoftuar përmes një postimi se gjykata tashmë është në dijeni të shqetësimeve të tij.
“E falënderoj Gjykatën Kushtetuese për përgjigjen dhe konfirmimin se njoftimi im është regjistruar dhe se gjykata është në dijeni të tij. Nga ana ime, e kam paraqitur shqetësimin me argumente dhe në rrugë institucionale. Veprimet e mëtejshme i takojnë gjykatës, brenda kompetencave të saj”, ka shkruar Koci.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM