Aktuale
Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës
Oct 28, 2026
12:05
Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.
Policia tha se eshtrat u gjetën pas urdhrit të gjykatës për zhvarrosje dhe më pas janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Raporti i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Mitrovicë Veri 1998-1999 – NN. Më 27.10.2026 Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje lëshuar nga gjykata, ku janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr dhe dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM