Aktuale
Nis Forumi i Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovare, rreth 650 pjesëmarrës nga Kosova dhe ndërkombëtarë
Ka nisur Forumi i Tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili ka mbledhur rreth 650 pjesëmarrës, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministra të Qeverisë, liderë dhe përfaqësues të institucioneve gjermane, si dhe qindra përfaqësues të bizneseve.
Në këtë forum po marrin pjesë biznese nga Kosova, Gjermania dhe vende të tjera, me synimin e forcimit të bashkëpunimit ekonomik, krijimit të partneriteteve të reja dhe nxitjes së investimeve.
Forumi shërben si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet përfaqësuesve institucionalë dhe komunitetit të biznesit, duke vënë në fokus mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Pjesëmarrja e gjerë e institucioneve dhe bizneseve pritet të krijojë hapësirë për diskutime mbi mundësitë e reja të investimeve, zgjerimin e tregtisë dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive vendore dhe ndërkombëtare.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM