Aktuale
Trump propozon një emër të ri për shtetin e SHBA-së
Oct 20, 2026
10:52
Meksika e Re (New Mexico), së shpejti mund të ketë një emër të ri. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar një emër të ri për shtetin “Meksika e Re duhet ta ndryshojë menjëherë emrin e saj në ‘Amerika e Re’”.
“Ne nuk jemi Meksika, ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Emri do t’i shtonte vlerë dhe prestigj të madh shtetit! Çmimet dhe të ardhurat e pasurive të paluajtshme do të rriteshin, dhe dikush do të ishte edhe më krenar kur të përshëndette flamurin tonë të bukur amerikan”, shkroi ai në Truth Social.
Republikani e kishte riemëruar tashmë Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës.
Më 6 janar 1912, Meksika e Re u bë shteti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM