Aktuale
“Termokos” fillon sezonin e ngrohjes
Oct 15, 2026
19:09
Ndërmarrja “Termokos” ka njoftuar se sot, më 15.10.2026, ka filluar sezonin e ngrohjes.
Kjo ndërmarrje ka bërë të ditur se me qëllim të ruajtjes së sigurisë së operimit të pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi ka filluar me kapacitet të kufizuar, duke u rritur gradualisht.
“NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet dhe do të jetë në gjendje gatishmërie të plotë, që edhe këtë sezon ngrohës të ofrojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ngrohje për gjithë konsumatorët”- thuhet në njoftim.
“Termokos” ka falenderuar KEK, KEDS dhe KRU “Prishtina” për bashkëpunim gjatë sezonit ngrohës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM