Aktuale
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane merr pjesë në pritjen për Ditën e Unitetit Gjerman
Delegacioni i Unionit, i udhëhequr nga Kryetari i Bordit, Zenun Krasniqi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, me rastin e Ditës së Unitetit Gjerman, e cila u mbajt më 8 tetor 2026. Në këtë ngjarje morën pjesë disa anëtarë të Unionit, të udhëhequr nga Kryetari i Bordit, Zenun Krasniqi, duke përfaqësuar komunitetin e bizneseve shqiptaro-gjermane.
Krasniqi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje dhe të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. “Pjesëmarrja jonë në këtë ngjarje është një shprehje e respektit dhe e vlerësimit për Gjermaninë, një shtet mik dhe partner strategjik i Kosovës.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të rëndësishme jo vetëm në aspektin politik, por edhe në zhvillimin ekonomik, investimet dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve tona”, theksoi Krasniqi.
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane vlerëson Gjermaninë si një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës dhe mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, krijimin e partneriteteve të reja dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të biznesit të dy vendeve.


BASHKOHUNI NË DISKUTIM