Aktuale
Kusari-Lila pret ambasadorin Schuebel, në fokus integrimi ekonomik i Kosovës në BE
Oct 07, 2026
20:07
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, me të cilin ka diskutuar për Planin e Rritjes së BE-së dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në tregun evropian.
Në takim u diskutuan edhe marrëveshjet SAA, EFTA dhe CEFTA, lehtësimi i tregtisë dhe lëvizjes së fuqisë punëtore, mbështetja për inovacionin e ndërmarrësinë, si dhe zhvillimi i parqeve industriale dhe kapaciteteve prodhuese.
Kusari-Lila theksoi rëndësinë e projekteve IPA dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për zbatimin e reformave.
Ambasadori Schuebel përcolli mesazhin: “Po ecni në drejtimin e duhur. Dhe drejtimi i duhur është Evropa!”


BASHKOHUNI NË DISKUTIM