Aktuale
Dogana dhe Policia ndalojnë mallra të padeklaruara në vlerë rreth 10 mijë euro në Merdare
Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar tentativën për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Merdare.
Gjatë kontrollit në hyrje të pikës kufitare, zyrtarët kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të reja, përfshirë procesorë dhe ftohës për kompjuterë, pllaka amë, kufje, USB, maus, mikrofona, kabllo dhe pesë sete monitorësh gaming të markës Alienware.
Sipas Doganës së Kosovës, vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara arrin në rreth 10 mijë euro.
Rasti është evidentuar më 3 tetor 2026, ndërsa Dogana ka theksuar se kontrollet dhe bashkëpunimi me Policinë e Kosovës do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe shkeljeve doganore.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM