Aktuale
Rreth 450 biznese u bashkuan në Kehl, forcohen urat e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre evropiane
Takimi i madh i organizuar nga Unioni i Bizneseve Ndërsa kryetari i Bordit të Unionit, Zenun Krasniqi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën, duke shtuar se bashkëpunimi është çelësi i suksesit.
“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë event madhështor. Qëllimi i këtij takimi është pikërisht krijimi i urave të bashkëpunimit – ura që lidhin bizneset, krijojnë partneritete të reja dhe hapin mundësi të reja për investime dhe zhvillim”. Shqiptaro-Gjermane mblodhi biznese nga Kosova, Gjermania, Zvicra dhe Franca, me fokus në partneritete, investime dhe mundësi të reja bashkëpunimi. Me sukses ka përfunduar takimi i madh ekonomik dhe i partneritetit, i organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kehl të Gjermanisë, ku morën pjesë mbi 400 biznese nga Kosova, Gjermania, Zvicra dhe Franca.
Kryetari i Bordit të Unionit, Zenun Krasniqi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën, duke shtuar se bashkëpunimi është çelësi i suksesit.
“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë event madhështor. Qëllimi i këtij takimi është pikërisht krijimi i urave të bashkëpunimit – ura që lidhin bizneset, krijojnë partneritete të reja dhe hapin mundësi të reja për investime dhe zhvillim”, theksoi Krasniqi.
Ngjarja bashkoi sipërmarrës, përfaqësues institucionesh dhe drejtues biznesesh, duke krijuar një platformë të rëndësishme për takime B2B, rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe krijimin e partneriteteve të reja.
Në takim morën pjesë edhe ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryetari i qytetit të Kehl-it, Wolfram Britz, ndërsa pjesëmarrësit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës, diasporës dhe tregut evropian.
Ministrja Kusari-Lila, duke folur për rëndësinë e diasporës, theksoi se “Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane është dëshmi e fuqisë që ka diaspora jonë kur rrjetëzohet, bashkëpunon dhe ndërton ura, derisa prezantoi edhe mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për investime”.
Një hapësirë e veçantë iu kushtua anëtarëve Premium PLUS, të cilët prezantuan kompanitë, produktet dhe shërbimet e tyre. Në mesin e tyre ishin edhe prodhues dhe kompani nga Kosova, duke sjellë para partnerëve potencialë mundësitë dhe kapacitetet e biznesit kosovar.
Takimi në Kehl dëshmoi potencialin e madh që krijohet kur bizneset nga Kosova, diaspora dhe tregjet evropiane bashkohen në një platformë të përbashkët, me synim konkret krijimin e kontakteve, partneriteteve dhe mundësive të reja ekonomike. Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane do të vazhdojë të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës, Gjermanisë dhe Evropës, duke krijuar hapësira të reja për bizneset, investimet dhe zhvillimin ekonomik.






BASHKOHUNI NË DISKUTIM