Aktuale
Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Rama do të jetë pjesë e hapjes së Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda e kryeministrit shqiptar parashikon edhe pjesëmarrjen në pritje zyrtare dhe aktivitete të nivelit të lartë, si dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës, Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri shqiptar do të shoqërohet gjatë vizitës nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM