Aktuale
Nga Liga D në Ligën B, “Dardanët” gati për sfidën e re
Sep 19, 2026
16:13
Përfaqësuesja e Kosovës është gati për një tjetër kapitull në Nations League, tashmë në Ligën B, pasi më herët garoi në Ligën D.
“Dardanët” do ta nisin këtë edicion më 24 shtator, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presin Irlandën. Në grup, Kosova do të përballet edhe me Austrinë dhe Izraelin.
Tifozët “Dardanë” e kanë cilësuar kalimin nga Liga D në Ligën B si një tregues të rritjes së ekipit, ndërsa katër ndeshjet e këtij grumbullimi pritet të jenë një tjetër test për nivelin e përfaqësueses dhe ambiciet e saj për Euro 2028.
“Katër ndeshjet që na presin përgjatë këtij grumbullimi do të jenë të rëndësisë së veçantë për ambicien e re dhe ëndrrën e madhe, Euro 2028”, thuhet në postimin e Dardanëve në Facebook.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM