Ekonomi
KQZ ndan 10% të mjeteve për financimin e aktiviteteve të deputetëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 87-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Vendimet u morën në mbledhje elektronike.
Sipas rendit të ditës, me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet, KQZ mori vendim për ndarjen e 10% të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 13 shtator – 31 dhjetor 2026, sipas tabelës në vijim:
Nr. Subjektet politike Ndarja e vendeve Fondi 10%
për deputetët
1 Lëvizja VETËVENDOSJE! 49 59,068.49 €
2 GUXO 3 3,616.44 €
3 ALTERNATIVA 1 1,205.48 €
4 PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK 22 26,520.55 €
5 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK 18 21,698.63 €
6 SRPSKA LISTA 9 10,849.32 €
7 AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 7 8,438.36 €
8 KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP 2 2,410.96 €
9 INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS-IRDK 1 1,205.48 €
10 JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA 1 1,205.48 €
11 Koalicija Vakat 1 1,205.48 €
12 NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 1 1,205.48 €
13 PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE 1 1,205.48 €
14 PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK 1 1,205.48 €
15 PSA 1 1,205.48 €
16 SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU 1 1,205.48 €
17 ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK 1 1,205.48 €
Totali 120 144,657.53 €
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ shqyrtoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për pezullim të partisë politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), e cila nuk ka mbajtur deri më tani kuvendin zgjedhor. Partitë politike, sipas Rregullës Zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike janë të obliguara që ta informojnë Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) për mbajtjen e kuvendit/konventës.
Partia politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), e regjistruar më 5 nëntor 2010, ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës ta mbajë deri më 11 shtator 2026 dhe për këtë është njoftuar disa herë nga Zyra.
Po sipas vendimit të KQZ-së, PAI obligohet që ta mbajë konventën/kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh, në të kundërtën do ta çregjistrojë atë nga regjistri i partive politike në Kosovë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM