Aktuale
U kthyen në shtëpi pas vendimit të Hagës/ Çka thanë mbrëmë djali i Kadri i Veselit dhe i Hashim Thaçit?
Djali i Hashim Thaçit, Endriti, bashkë me atë të Kadri Veselit, Klestorin, mbrëmë u kthyen në shtëpi, pas verdiktit të turpshëm që shqiptoi Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndonëse arritën vonë në aeroportin e Prishtinës, për Endritin dhe Klestorin ishte organizuar pritje nga mbështetës të shumtë, që brohoritnin “UÇK”.
Me të dalë nga terminali, Klestori kërkoi mirëkuptim nga mediat, duke thënë së 24 orët e fundit ishin kaotike.
“Ne jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar, që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë” tha ai.
Ndërkaq, djali i Thaçit, Endriti, tha se gjykata e Hagës është kriminale.
“Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Gjykata Speciale dënoi dje me nga 25 vjet burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet burg Kadri Veselin, dhe 13 vjet burg Rexhep Selimin.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM