Aktuale
Xhaka në mbështetje të çlirimtarëve: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut!
Sep 17, 2026
10:34
Pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka ndarë një mesazh mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka publikuar një fotografi të ish-krerëve ndërsa në të shkruhet: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër”.
Gjykata e Hagës i shpalli fajtorë për krime lufte çlirimtarët, ndërsa i dënoi që të katër me 81 vjet burgim.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM