Aktuale
Qeveria falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit e “Marshit për Liri” në Prishtinë
Sep 12, 2026
18:38
Qeveria e Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë.
Në një komunikatë për medie të Qeverisë në detyrë theksohet se “Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi”.
Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të.
Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM