Futboll
Kim Sané transferohet te FC Vushtrria, menaxheri Trepça: Vjen nga një familje e njohur e futbollit gjerman
Sulmuesi gjerman Kim Sané është transferuar te FC Vushtrria, në një lëvizje që synon të forcojë skuadrën vushtrriase në rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës. Transferimin e ka realizuar menaxheri Xhafer Trepça, në bashkëpunim me partnerët e tij në Gjermani.
“Me kënaqësi, unë dhe bashkëpunëtorët e mi nga Gjermania arritëm ta transferojmë Kim Sanén te FC Vushtrria, me qëllim që sadopak të ndihmojë ekipin në këtë rrugëtim në Superligën e Kosovës”, ka deklaruar Trepça.
Kim Sané është zhvilluar në futbollin gjerman, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e akademive të Schalke 04 dhe Bayer Leverkusen, si dhe ka luajtur në nivelet e futbollit senior në Gjermani.
Ai është pjesë e familjes së njohur Sané: vëllai i tij, Leroy Sané, është reprezentues i Gjermanisë dhe aktualisht luan për Galatasarayn, ndërsa vëllai tjetër, Sidi Sané, ka luajtur për Schalke 04.
“ka shtuar menaxheri Xhafer Trepça.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM