Aktuale
Haxhiu viziton Panairin “Gratë në Biznes”: Gratë ndërmarrëse janë shtyllë e zhvillimit ekonomik
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot, në ditën e hapjes, Panairin “Gratë në Biznes”, i organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Gjatë vizitës, Haxhiu theksoi se ky panair është një dëshmi e potencialit, kreativitetit dhe përkushtimit të grave ndërmarrëse, të cilat me punën dhe idetë e tyre po japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Nisma të tilla krijojnë hapësirë për promovimin e produkteve vendore dhe fuqizimin e rolit të grave në ekonomi. Panairi do të jetë i hapur deri më 5 gusht, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë”, u shpreh Haxhiu.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë panairin dhe të njihen nga afër me produktet dhe punën e grave ndërmarrëse, duke mbështetur kështu bizneset e tyre dhe zhvillimin e ekonomisë vendore.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM