Aktuale
Nafta në bursë bie mbi 12%, por në Kosovë çmimi për konsumatorët rritet me 10 centë në vetëm 10 ditë
Çmimi i naftës krudo në tregjet ndërkombëtare ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, por kjo ulje nuk është reflektuar në çmimin e karburanteve në Kosovë.
Sipas të dhënave për çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, të marra nga platforma OilPrice.com, më 23 korrik një fuçi naftë krudo kushtonte 92.19 dollarë, ndërsa më 3 gusht çmimi ka rënë në 80.64 dollarë për fuçi.

Kjo paraqet një ulje prej 11.55 dollarësh për fuçi, ose rreth 12.5 për qind brenda 11 ditësh.
Ndërkohë, në Kosovë, çmimi i naftës ka ndjekur një trend të kundërt. Më 23 korrik, një litër naftë shitej me rreth 1.68 euro, ndërsa më 3 gusht çmimi ka arritur në 1.78 euro për litër.


Kjo nënkupton një rritje prej 10 centësh për litër, ose rreth 6 për qind, në një periudhë kur çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka shënuar rënie të konsiderueshme.
Nafta krudo në bursë (23 korrik – 3 gusht): -11.55 dollarë/fuçi (-12.5%)
Nafta në tregun e Kosovës: +0.10 euro/litër (+6%)
BASHKOHUNI NË DISKUTIM