Aktuale
OEK-u promovon në Trieste mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit ekonomik
Jun 18, 2026
19:39
Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar potencialin ekonomik të vendit në aktivitetin “Doing Business in Kosovo”, të mbajtur në Trieste, para bizneseve dhe institucioneve italiane.
Është vlerësuar interesimi i bizneseve italiane për bashkëpunim me kompanitë kosovare, si dhe gatishmëria e disa bizneseve vendore për zgjerim dhe hapje të degëve në Trieste.
Sipas organizatorëve, ky interes dëshmon rritjen e sektorit privat në Kosovë dhe besimin në tregjet ndërkombëtare.
Aktiviteti është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ambasadën e Kosovës në Itali dhe partnerë institucionalë italianë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM