Aktuale
Ky është 150 milionëshi që paralajmëroi Perezi se do ta sillte te Reali
Jun 05, 2026
17:55
Real Madridi po përballet me kohë zgjedhjesh të parakohshme.
Presidenti aktual, Florentino Perez vihet përball biznesmenit Enrique Riquelme, me një përballje e cila vendos fatin e klubit madrilen për të ardhmen.
Më tutje, Perez bëri një deklaratë bombastike ku tha se do të bëjë ofertë prej 150 milionë euro, por pa e bërë të ditur se për kë.

Mediat spanjolle raportuan se është Michael Olise, emri për të cilin bëhet fjalë se do të jetë megablerja e “Los Blancos”, pas blerjeve të Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe Jose Mourinho që pritet të zyrtarizohen në rast të fitores së Florentino Perez.
Zgjedhjet e brendshme të Realit do të mbahen të dielën.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM