Aktuale
BE zhbllokon mbi 16 miliardë euro për Hungarinë, lidhet me reforma të reja
Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar lirimin e mbi 16 miliardë eurove fonde për Hungari, me kusht që qeveria e re e kryeministrit Peter Magyar të zbatojë reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Sipas von der Leyen, është arritur një kornizë e re bashkëpunimi që synon adresimin e problemeve të lidhura me korrupsionin dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Fondi ishte mbajtur i ngrirë nga Brukseli gjatë periudhës së qeverisjes së Viktor Orban, për shkak të shqetësimeve për shkelje të standardeve demokratike dhe mungesë masash kundër korrupsionit.
Presidentja e Komisionit Evropian përshëndeti “erën e ndryshimit” në Hungari dhe deklaroi se qeveria e re po lëviz shpejt dhe me vendosmëri në drejtim të reformave.
Ajo shtoi se këto hapa janë në interes si të Hungarisë, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të qeverisjes dhe transparencës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM