Aktuale
FSK njofton se do të ketë lëvizje të konvojeve dhe ushtrim fushor në rajonin e Gjakovës
May 29, 2026
13:14
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se nga data 31 maj deri më 5 qershor 2026 do të realizojë ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.
“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 maj deri më 05 qershor 2026 ,Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoi ushtrimin fushorë validues ” Ujku i Pamposhtur 01”
Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM