Aktuale
“35-vjetori i PS-së, Rama nga Korça: Kemi transformuar imazhin e Shqipërisë”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar turin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, duke u ndalur këtë të enjte në Korçë, ku zhvilloi një takim me mbështetës dhe anëtarë të kësaj force politike.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Partia Socialiste, përgjatë 35 viteve, ka ruajtur një raport të balancuar si me interesin kombëtar, ashtu edhe me zhvillimet historike dhe ndërkombëtare të vendit.
“Është krenaria jonë që, pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe denigrimi, i kemi ngritur çdo shqiptari ku ndodhet në botë dhe i kemi dhënë Shqipërisë një tingëllim tjetër nga ai që kishte jo shumë vite më parë,” deklaroi Rama.
Ai shtoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të re të procesit të integrimit evropian, duke theksuar se tashmë vendi ka kaluar nga “hapja e kapitujve” në fazën e “mbylljes së kapitujve” të negociatave.
“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi,” u shpreh kryeministri shqiptar, duke theksuar se Partia Socialiste synon një fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM