Aktuale
Rubio thotë se Amerika do të gjejë ‘një mënyrë tjetër’ nëse bisedimet me Iranin dështojnë
May 25, 2026
10:49
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose do të kenë një marrëveshje të mirë me Iranin, ose do të merren vesh me vendin në një “mënyrë tjetër”.
Kështu ka thënë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa Uashingtoni minimizoi shpresat për një përparim të afërt në luftën tremujore.
Rubio u tha gazetarëve në Neë Delhi se ShBA-të do t’i jepnin diplomacisë çdo shans për të pasur sukses përpara se të eksploronin “alternativa”, pasi presidenti Donald Trump tha të dielën se u kishte thënë përfaqësuesve të tij të mos nxitoheshin për asnjë marrëveshje me Iranin.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM