Aktuale
Saranda Bogujevci priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, si dhe zëvendësambasadoren Şeyda Çimeli Aydın.
May 22, 2026
19:32
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, me theks të veçantë në projektet që promovojnë shkëmbimin kulturor dhe vlerat e përbashkëta.
Bogujevci vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit institucional në iniciativa që synojnë forcimin e lidhjeve kulturore dhe zhvillimin e sektorëve të kulturës dhe turizmit.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM