Kronikë
Aksident trafiku me fatalitet në Doberllukë të Vushtrrisë
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën rreth orës 11:50, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në njoftim bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete me targa civile-vendore, ndërsa gjashtë persona të lënduar në këtë aksident janë dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Vushtrri.
Njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pas marrjes së ndihmës së parë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Rreth orës 14:00, nga mjeku është konfirmuar se, si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi me lëndime të rënda ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë i viktimës, mashkull i moshës 74-vjeçare, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit e aksidenteve të trafikut do të vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM