Kosovë
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për mbikëqyrje ajrore pa pilot
Policia e Republikës së Kosovës me qëllim të avancimit të kapaciteteve profesionale në mbështetje të operacioneve policore dhe sigurisë publike, ka përmbyllur me sukses trajnimin 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot (dronë) të tipit Skydio.
Policia bën të ditur se në trajnim pjesëmarrës ishin 12 zyrtarë policorë, të cilët pas përfundimit të pjesës teorike dhe praktike u certifikuan për përdorim profesional dhe të sigurt të sistemeve ajrore pa pilot.
“Në kuadër të këtij trajnimi janë përfshirë operimi dhe menaxhimin i dronëve, planifikimi i misioneve fluturuese, procedurat operative dhe të sigurisë, përdorimi i sistemeve inteligjente të navigimit si dhe aplikimi operacional në terren, etj.
Përveç këtij trajnimi, Policia e Kosovës po ashtu pranoi edhe një donacion në vlerë prej 273,637.22 USD nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit ATA (Anti-Terrorism Assistance Program), donacion i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të njësive policore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit operacional dhe avancimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim.
Policia e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për Ambasadën e SHBA-së, programin ATA, instruktorët dhe partnerët institucionalë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë realizimit të trajnimit dhe pranimit të donacionit. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM