Aktuale
Ndalohen dy persona për rastin e sulmit ndaj Mehanit në Skenderaj, Sami Lushtaku deri tani nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skenderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale Hysni Mehani dhe Bahri Zabeli, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skenderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.
Në njoftim thuhet se janë intervistuar në cilësinë e viktimave Hysni Mehani dhe Bahri Zabeli, 5 dëshmitarë si dhe dy të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Sipas Prokurorisë, Sami Lushtaku deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.
“Ndërkaq, dy të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM