Aktuale
Teknologjia ushtarake e së ardhmes, Maqedonci në panairin e mbrojtjes në Stamboll – foto nga takimet
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në panairin SAHA Expo 2026, zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse të industrisë së mbrojtjes, ku së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes panë nga afër zhvillimet më të avancuara teknologjike dhe mundësitë për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se përcjellja dhe integrimi i inovacioneve dhe teknologjive moderne në sektorin e mbrojtjes mbeten prioritete të rëndësishme për avancimin profesional dhe operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë.
“Në një mjedis global gjithnjë më kompleks dhe dinamik, investimi në dije, teknologji dhe partneritete të besueshme strategjike mbetet thelbësor për ndërtimin e kapaciteteve moderne, të qëndrueshme dhe efikase mbrojtëse.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, duke zhvilluar një forcë profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me strukturat euroatlantike, në funksion të garantimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/









BASHKOHUNI NË DISKUTIM