Kronikë
Operacion kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri, arrestohen shtatë persona
Në kuadër të një procesi hetimor që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është zhvilluar lidhur me shpronësimet e kundërligjshme të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.
Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës janë arrestuar shtatë persona.
Të arrestuar janë V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm.
Prokuroria njofton se lidhur me të njëjtin rast, në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM