Drejtësi
Dyshohet se u përfituan përmes ‘mashtrimit kompjuterik’, sekuestrohen nëntë automjete
May 06, 2026
21:23
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm bën të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar nëntë automjete të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përkatësisht: tri vetura të tipit Seat Leon, dy Volkswagen Polo, një Golf 8, një Audi A6, një Volkswagen Jetta dhe një Peugeot 2008 Allure.
“Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale”, thuhet në njoftim. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM