Drejtësi
Përfundon intervistimi i Sami Lushtakut, rasti shkon në procedurë të rregullt
May 15, 2026
21:08
Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit të tij nga organet e drejtësisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se intervistimi është përfunduar dhe se rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë.
“Intervistimi i Sami Lushtakut është kry. Rasti ka shku në procedurë të rregullt, hetimet për rastin vazhdojnë”, ka deklaruar Preteni për Telegrafin. Ndërkohë, Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, duke theksuar se hetimet do të vazhdojnë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM