Aktuale
6 miliardë dollarë për energjinë, ShBA dhe Shqipëria në bashkëpunim strategjik
Apr 28, 2026
17:00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prit në takim ambasadoren e ShBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Me anë të një postimi në X diplomatja amerikane shkruan se po viziton Tiranën për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit Donald Trump duke ju bashkuar kryeministrit shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike 20-vjeçare mes Shqipërisë, Venture Global dhe LNG USA.
“Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin”, shkruan ambasadorja e ShBA.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM