Aktuale
Cakolli: Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon të martën në mesnatë
Apr 27, 2026
20:26
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit përfundon të martën në mesnatë.
Cakolli këtë e ka sqaruar në një postim në Facebook.
“Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte. Afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë.
Kjo pasi që, sipas Rregullores së Punës së Gjykatës [Rregulli 29(1b)], kur periudha shprehet në ditë, ajo llogaritet nga dita vijuese pas ngjarjes, në këtë rast – vendimit përkatës.
Meqë aktgjykimi në këtë rast ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati fillon të rrjedhë nga 26 marsi, dhe dita e 34-të përmbyllet nesër në mesnatë”, shkruan Cakolli. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM