Aktuale
Rreth 4 milionë mungesa, Drejtoria e Arsimit nis një aksion të gjerë në shkolla të kryeqytetit
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve janë evdientuar në shkolla të Prishtinës vetëm në gjysmëvjetorin e parë. E pas kësaj ka reaguar Drejtoria e Arsimit e Prishtinës. Drejtori Samir Shahini ka bërë të ditur se qysh sot në mëngjes ka angazhuar stafin e Drejtorisë së Arsimit, për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore e të mesme të kryeqytetit për evidentimin e mungesave të nxënësve dhe masave që po merren nga shkollat.
“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi — ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet? Sipas raportimeve në nivel vendi, flitet për rreth 4 milion mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo nuk mund të trajtohet si statistikë — është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm”, ka shkruar Shahini në Facebook.
Ndërsa ka thënë se në ditet në vijim do të intensifikojnë dhe komunikimin me prindëriot dhe do të ndermarrin hapa konkret.
“Zgjidhja nuk është e njëanshme. Prindërit janë partnerë kyç dhe pa përfshirjen e tyre nuk mund të ketë ndryshim real. Në ditët në vijim do të intensifikojmë komunikimin me ta dhe do të ndërmarrim hapa konkretë, që mungesa të tilla të mos kalojnë pa përgjegjësi”, ka thënë Shahini në Facebook.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM