Aktuale
Prokuroria nis hetime për ndotjen e ajrit nga KEK-u
Apr 27, 2026
15:58
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar informacione dhe një video-incizim që ngrit dyshime për ndotje të ajrit nga oxhaku i Korporatës Energjetike të Kosovës në Obiliq.
Sipas njoftimit, prokurori i shtetit ka autorizuar Policia e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore për verifikimin e dyshimeve dhe sigurimin e provave relevante.
Rasti po trajtohet si vepër penale “ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM