Kronikë
Dy të arrestuar për trafikim me narkotikë, sekuestrohet marihuanë, kokainë e para
Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në kuadër të planit operacional “Stop Drogave 2026” ka pranuar informatën se në Prizren dy persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale nga Neni 267 i KPK-së.
Pas veprimeve operative, është arritur që të lokalizohen dhe arrestohen personat e dyshuar, meshkuj, shtetas të Kosovës.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: 11 qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram, 2 qese plastike me mbetje të Kokainës; të holla kesh në total 1785 euro, dhe 2000 lek dhe dy telefona mobil etj.
Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM