Aktuale
Emërtimi i vendbanimeve në Kosovë, kërkohet krijimi i një komisioni
Apr 24, 2026
13:48
Deputeti i LVV-së, Refki Suma, ka kërkuar krijimin e një komisioni parlamentar të posaçëm për harmonizimin e emërtimit të vendbanimeve në Kosovë.
Ai tha se emërtimet duhet të mos jenë produkte të imponimeve historike dhe se duhet të reflektojnë identitetin dhe realitetin e vendit.
“Po flasim për identitetin, dinjitetin dhe të drejtën tonë për ta quajtur vendin tonë me emra që burojnë nga historia dhe realiteti ynë. Nuk është e pranueshme që disa vite pas luftës, ende të kemi emërtime paralele që nuk janë thjesht përkthime, por bartin kuptime dhe prapavija të ndryshme historike”, ka deklaruar Suma.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM