Kronikë
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Apr 23, 2026
23:07
Gjatë ditës së sotme, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim.
Gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM