Shqipëria
Dosja AKSHI, SPAK sekuestron pasuri në vlerën mbi 40 mln euro
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në një njoftim zyrtar bën me dije se ka sekuestruar pasuri në vlerë mbi 40 milionë euro.
Bëhet fjalë për vila, apartamente, llogari bankare, aksione ne kompani, automjete etj.
Ky sekuestrim vjen në kuadër të hetimeve të dosjes së AKSHI-t.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale ‘Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës’, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” i kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
Komunikatën e plotë mund ta lexoni këtu. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM