Aktuale
Konjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas: Fokus bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet gjeopolitike
Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Antalya Diplomacy Forum që po mbahet në Turqi.
Në kuadër të këtij forumi, të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, Konjufca përfaqësoi Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6).
Ai theksoi se në takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi rajonal vlerësohet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Po ashtu, sipas Konjufcës, në forum është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit ndërkombëtare, ndryshimet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në rajon dhe më gjerë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM