Aktuale
Alarm për bomba në dy qendrat tregtare në Shkup, policia evakuon qytetarët
Mëngjesin e sotëm, në dy qendra tregtare në Shkup është raportuar për vendosje të mjeteve shpërthyese.
Nga policia kanë bërë të ditur se kërcënimi është dërguar përmes rrugës elektronike. Ekipet policore tashmë ndodhen në terren dhe po kryejnë kontrolle të detajuara antiterroriste në objektet.
Qytetarëve u është urdhëruar që menjëherë të largohen nga hapësirat dhe të qëndrojnë në distancë nga objektet për arsye sigurie.
Në vitet e fundit, kryeqyteti ka qenë disa herë objekt i kërcënimeve të ngjashme të drejtuara ndaj qendrave tregtare, shkollave dhe objekteve të tjera publike. Të gjitha rastet e deritanishme janë rezultuar si të rreme.
Deri më tani, institucionet kompetente ende nuk kanë zbuluar autorët e këtyre shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM