Aktuale
Hapja e Ngushticës së Hormuzit sjell rënie të çmimeve të naftës në tregjet globale
Apr 17, 2026
19:02
Pas njoftimit nga Irani dhe presidenti amerikan Donald Trump për rikthimin e plotë të qarkullimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, tregjet ndërkombëtare të naftës reaguan menjëherë me ulje të çmimeve.
Nafta WTI ra me 11.8%, duke zbritur në 83 dollarë për fuçi. Edhe nafta Brent shënoi rënie prej 11.32%, duke arritur në 88 dollarë. Ndërkohë, çmimi i naftës Crude u ul me rreth 10.67%, duke u stabilizuar në 84 dollarë.
Kjo lëvizje vjen në kuadër të zhvillimeve mes SHBA-së dhe Iranit drejt një marrëveshjeje më të gjerë, e cila lidhet edhe me armëpushimin mes Libanit dhe Izraelit, pasi Teherani ka kërkuar përfshirjen e kësaj çështjeje në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM