Shqipëria
Rama në Itali: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur kaq bashkëpunim strategjik me Shqipërinë sa ajo e Melonit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, ndërkaq ka takuar kryeministren e këtij vendit, Giorgia Meloni.
Rama në një postim në Facebook shkruan se të gjitha qeveritë italiane në 35 vitet e fundit kanë pasur bashkëpunim me Shqipërinë, por asnjë qeveri e shtetit fqinjë nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Melonit.
“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit.
Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”, shkruan Rama. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM