Aktuale
Zyrtare: Merr fund sezoni, Ekitike mungon edhe në Kupën e Botës
Liverpooli ka konfirmuar se sulmuesi Hugo Ekitike ka pësuar një dëmtim serioz në tendinën e Akilit, pas ndeshjes së Champions League ndaj Paris Saint-Germain në “Anfield”.
Sulmuesi u detyrua të largohej nga loja gjatë pjesës së parë të takimit të së martës, pas një rrëshqitjeje në fushë.
Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar këputja e tendinës së Akilit, një dëmtim i rëndë që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi.
Si pasojë, Ekitike do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe nuk do të jetë i gatshëm për të përfaqësuar Francën në Kupën e Botës këtë verë.
Klubi i Liverpoolit ka deklaruar se lojtari do të marrë mbështetjen e plotë të stafit mjekësor dhe të gjithë organizatës, ndërsa përditësime të tjera mbi gjendjen e tij do të publikohen në kohën e duhur.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM