Aktuale
Gruda për çështjen e presidentit: Nuk kemi asnjë emër, sepse s’ka marrëveshje nga VV’ja
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se s’kanë asnjë emër lidhur me çështjen e presidentit, meqë s’ka marrëveshje me partinë në pushtet për një gjë të tillë.
Gruda në një prononcim për Gazetën Insajderi ka komentuar pretendimet e partisë në pushtet, se PDK’ja nuk po e jep emrin për president.
“Është qajo që kemi thanë na. Ne kemi thanë atëherë që nëse dojmë me arrit marrëveshje për presidentin, duhet me pasë marrëveshje që na me i propozu emrat për president. Ajo nuk është pranu prej Lëvizjes Vetëvendosje deri sot. Mas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne nuk kemi ftesë të re zyrtare siç kemi kërkuar, kur ta kemi, kemi thënë se do ta mbledhim kryesinë dhe kryesia do të vendosë”, ka deklaruar Gruda.
“Ne nuk kemi asnjë emër sepse, qiky emri s’është diskutu kurrë, sepse s’ka marrëveshje. Pa pasë marrëveshje që thotë PDK mund të propozojë president, ne nuk kemi emër. Tash jemi në fazë krejt të re, që ne presim një ftesë zyrtare, sepse situata nuk është njëjtë sepse është humbur shumë kohë për çështjen e presidentit”, ka thënë më tej ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM