Aktuale
Ministri Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të Wizz Air-it për zgjerimin e linjave ajrore
Apr 16, 2026
12:38
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z.Dimal Basha, sot mirëpriti në takim përfaqësues të aviokompanisë Wizz Air, ku u diskutua për mundësitë e hapjes së linjave të reja ajrore dhe rritjen e ndërlidhjes me qytetet evropiane.
“Qëllimi ynë është i qartë, ashtu që të ketë më shumë destinacione, më shumë frekuencë dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë që të lëvizin lirshëm dhe me kosto të përballueshme, theksoi ministri Basha.
Zhvillimi i transportit ajror mbetet prioritet, duke ndikuar drejtpërdrejt në mobilitet, ekonomi dhe turizëm.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM