{"id":6772,"date":"2026-03-10T13:45:30","date_gmt":"2026-03-10T13:45:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=6772"},"modified":"2026-03-10T13:45:30","modified_gmt":"2026-03-10T13:45:30","slug":"gazi-natyror-rikthehet-ne-debat-a-eshte-kosova-gati-per-nje-epoke-te-re-te-energjise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/03\/10\/gazi-natyror-rikthehet-ne-debat-a-eshte-kosova-gati-per-nje-epoke-te-re-te-energjise\/","title":{"rendered":"Gazi natyror rikthehet n\u00eb debat: A \u00ebsht\u00eb Kosova gati p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb energjis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prodhimi i energjis\u00eb elektrike nga gazi natyror ka qen\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra pjes\u00eb e debatit publik n\u00eb Kosov\u00eb, por shpesh ka kaluar n\u00eb heshtje institucionale dhe pa vendime konkrete.<\/strong><\/p>\n<p>Tani, kjo tem\u00eb u rikthye s\u00ebrish n\u00eb v\u00ebmendje, pasi ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb varura nga qymyri n\u00eb Evrop\u00eb: rreth 90 p\u00ebr qind e energjis\u00eb elektrike prodhohet nga dy termocentrale t\u00eb vjetra \u201c<em>Kosova A<\/em>\u201d dhe \u201c<em>Kosova B<\/em>\u201d t\u00eb cilat, nj\u00ebher\u00ebsh, konsiderohen nd\u00ebr ndot\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj industrial\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Rizvanolli b\u00ebri zotimin e saj gjat\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Samitin Trans-Atlantik p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gazit, t\u00eb mbajtur m\u00eb 24 shkurt n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Siguria komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb siguri energjetike dhe bashk\u00ebpunimi me shtetet partnere \u00ebsht\u00eb \u201c<em>vendimtar p\u00ebr nj\u00eb sektor energjetik t\u00eb sigurt<\/em>\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb tentoi disa her\u00eb t\u00eb kontaktoj\u00eb ministren dhe ekipin e saj p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacione lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Samiti Trans-Atlantik p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gazit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb amerikane q\u00eb synon t\u00eb forcoj\u00eb bashk\u00ebpunimin mes vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore dhe Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr furnizim m\u00eb t\u00eb sigurt me gaz, zgjerim t\u00eb infrastruktur\u00ebs energjetike dhe ulje t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga gazi rus.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, s\u00eb fundmi, u p\u00ebrfshin\u00eb edhe Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia, duke iu bashkuar nj\u00eb grupi prej m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb shtetesh q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb alternativa t\u00eb reja furnizimi.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e saj u rrit ve\u00e7an\u00ebrisht pasi Rusia nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022, duke e b\u00ebr\u00eb sigurin\u00eb energjetike nj\u00eb prioritet strategjik p\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb kontinentit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore, aktualisht, furnizohen me gaz rus p\u00ebrmes tubacionit Rrjedha Turke, i cili kalon p\u00ebrmes Detit t\u00eb Zi, Turqis\u00eb, Bullgaris\u00eb dhe Serbis\u00eb deri n\u00eb Hungari.<\/p>\n<p>SHBA-ja synon ta rris\u00eb pranin\u00eb n\u00eb tregun evropian t\u00eb gazit p\u00ebrmes t\u00eb ashtuquajturit Korridori Vertikal, duke p\u00ebrdorur ose zgjeruar infrastruktur\u00ebn ekzistuese energjetike n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjet duket se mbetet nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb e larg\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Pa rrjet gazi dhe pa infrastruktur\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kosova, tash p\u00ebr tash, nuk ka rrjet gazsjell\u00ebsish p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e gazit natyror dhe as sistem t\u00eb nd\u00ebrtuar institucional p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebtij sektori.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica e vendeve t\u00eb rajonit, ajo nuk \u00ebsht\u00eb e lidhur me asnj\u00eb rrjet nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb gazit.<\/p>\n<p>Admir Shala, menaxher i zhvillimit n\u00eb kompanin\u00eb energjetike \u201c<em>Codema<\/em>\u201d n\u00eb Dublin t\u00eb Irland\u00ebs, vler\u00ebson se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb infrastrukture t\u00eb till\u00eb n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i realizuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr t\u00eb filluar furnizimin me gaz natyror, Kosova duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb plot\u00eb \u2013 nga infrastruktura fizike deri tek institucionet rregullatore.<\/p>\n<p><em>\u201cStrategjia e Energjis\u00eb 2022-2031 p\u00ebrmend vet\u00ebm hartimin e nj\u00eb masterplani p\u00ebr gazin, por pa vendime konkrete p\u00ebr realizimin e tij<\/em>\u201d, thot\u00eb Shala.<\/p>\n<p>Por, ndryshe mendon Burim Ejupi nga Instituti p\u00ebr Politika Zhvillimore \u2013 INDEP \u2013 n\u00eb Prishtin\u00eb, i cili deklarimin e ministres Rizvanolli e sheh si nj\u00eb sinjal pozitiv.<\/p>\n<p><em>\u201cInfrastruktura e gazit \u00ebsht\u00eb e kufizuar, por fjal\u00ebt e ministres na japin shpres\u00eb se Qeveria po i rikthehet gazit dhe projektit t\u00eb gazit\u201d<\/em>, thot\u00eb Ejupi.<\/p>\n<p>Sipas tij, gazi natyror mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb burim tranzicioni energjetik, duke e ndihmuar Kosov\u00ebn ta ul\u00eb gradualisht var\u00ebsin\u00eb nga qymyri dhe t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb burime m\u00eb t\u00eb pastra t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb strategjit\u00eb energjetike evropiane, gazi shpesh konsiderohet si nj\u00eb \u201c<em>karburant tranzicioni<\/em>\u201d, q\u00eb mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht qymyrin derisa t\u00eb rritet prodhimi nga burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme, si energjia diellore dhe ajo e er\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa gaz p\u00ebrdor aktualisht Kosova?<\/p>\n<p>Edhe pse nuk ka rrjet t\u00eb gazsjell\u00ebsve, gazi natyror p\u00ebrdoret n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb forma t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ai importohet kryesisht n\u00eb bombola ose cisterna dhe p\u00ebrdoret n\u00eb sektorin e gastronomis\u00eb, p\u00ebr ngrohjen e disa sht\u00ebpive dhe n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl si karburant p\u00ebr automjete.<\/p>\n<div id=\"taboola-sponsored-mid-article\" class=\"trc_related_container tbl-trecs-container trc_spotlight_widget\"><\/div>\n<p>K\u00ebto forma t\u00eb gazit jan\u00eb zakonisht gaz i l\u00ebngsh\u00ebm i naft\u00ebs, i cili nuk lidhet me rrjete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb furnizimit energjetik.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb siguruara nga Radio Evropa e Lir\u00eb, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar vlera e gazit t\u00eb importuar arriti mbi 19 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Rreth 2.5 milion\u00eb euro gaz jan\u00eb importuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, mbi dy milion\u00eb euro nga Arabia Saudite, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr nga vende si Kuvajti, Algjeria dhe disa shtete t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb parashikon Strategjia e Energjis\u00eb?<\/p>\n<p>Strategjia e Energjis\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2022-2031 parashikon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb lidhet me rrjetet rajonale t\u00eb gazit n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet pa dalje n\u00eb det gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb gazit pa bashk\u00ebpunim me vendet fqinje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga opsionet \u00ebsht\u00eb lidhja me infrastruktur\u00ebn e planifikuar n\u00eb Shqip\u00ebri ose Greqi, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes gazsjell\u00ebsit TAP, ose p\u00ebrmes terminalit t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas k\u00ebtij dokumenti, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb interkoneksioni t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb nga shtat\u00eb deri n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Interkoneksioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb linj\u00eb transmetimi q\u00eb lidh sistemet e gazit t\u00eb dy shteteve dhe mund\u00ebson transportin e gazit mes tyre.<\/p>\n<p><strong>Projekte t\u00eb nd\u00ebrprera dhe mund\u00ebsi t\u00eb humbura<\/strong><\/p>\n<p>Debati p\u00ebr gazin n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i ri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Kosova, e udh\u00ebhequr nga kryeministri Albin Kurti, vendosi ta pezullonte nj\u00eb projekt amerikan p\u00ebr nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb gazit, duke argumentuar se kostoja ishte shum\u00eb e lart\u00eb dhe se projekti nuk ishte ekonomikisht i favorsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, korporata amerikane Sfidat e Mij\u00ebvje\u00e7arit (MCC) ofroi nj\u00eb grant deri n\u00eb 200 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebsaj infrastrukture.<\/p>\n<p>Vendimi i Kosov\u00ebs u kritikua nga disa ekspert\u00eb t\u00eb energjis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt argumentuan se projekti mund t\u00eb ishte hapi i par\u00eb drejt integrimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tregun rajonal t\u00eb gazit.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb vitin 2020, Qeveria e Kosov\u00ebs nd\u00ebrpreu projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentralit \u201cKosova e Re\u201d, nj\u00eb investim prej rreth 1.3 miliard eurosh.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, n\u00eb vitin 2017 ishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb amerikane ContourGlobal dhe ishte parashikuar q\u00eb termocentrali t\u00eb hynte n\u00eb funksion n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, projekti u braktis n\u00eb vitin 2020, pasi kompania njoftoi se nuk mund t\u00eb vazhdonte, p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimeve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Sipas Shal\u00ebs, Kosova ka humbur disa mund\u00ebsi n\u00eb sektorin energjetik gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli humbi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb kapacitetet q\u00eb p\u00ebrdorin th\u00ebngjillin; n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb kulmoi me refuzimin e gazit amerikan dhe humbi mund\u00ebsin\u00eb e investimeve; dhe n\u00eb dekad\u00ebn e tret\u00eb po humb shpres\u00ebn, pasi njer\u00ebzit profesionist\u00eb po dalin jasht\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>\u201d, thot\u00eb Shala.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Ejupi beson se kompanit\u00eb amerikane mund t\u00eb tregojn\u00eb s\u00ebrish interesim p\u00ebr projekte t\u00eb gazit n\u00eb Kosov\u00eb, duke pasur parasysh investimet e ngjashme q\u00eb po zhvillohen n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, tha se vendi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i interesuar p\u00ebr nj\u00eb lloj t\u00eb ri marr\u00ebdh\u00ebnieje me SHBA-n\u00eb, q\u00eb do t\u00eb bazohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb interesat ekonomike, dhe ve\u00e7oi energjin\u00eb, mbrojtjen dhe teknologjin\u00eb informative si fusha kryesore p\u00ebr zhvillim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>At\u00ebkoh\u00eb, kjo gatishm\u00ebri u konfirmua edhe nga Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sinjali.com\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Gazi.jpg\" alt=\"news image\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prodhimi i energjis\u00eb elektrike nga gazi natyror ka qen\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra pjes\u00eb e debatit publik n\u00eb Kosov\u00eb, por shpesh ka kaluar n\u00eb heshtje institucionale dhe pa vendime konkrete. Tani, kjo tem\u00eb u rikthye s\u00ebrish n\u00eb v\u00ebmendje, pasi ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u furnizuar me gaz natyror nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,8,70,58,57,59],"tags":[],"class_list":["post-6772","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-ekonomi","category-energjetike","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6772"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6773,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6772\/revisions\/6773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}