{"id":26526,"date":"2026-10-24T14:01:04","date_gmt":"2026-10-24T12:01:04","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=26526"},"modified":"2026-10-24T14:01:04","modified_gmt":"2026-10-24T12:01:04","slug":"qeveria-nuk-rrezohet-me-dhune-rama-per-4-muaj-kam-degjuar-sharje-asnje-kerkese-konkrete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/24\/qeveria-nuk-rrezohet-me-dhune-rama-per-4-muaj-kam-degjuar-sharje-asnje-kerkese-konkrete\/","title":{"rendered":"\u201cQeveria nuk rr\u00ebzohet me dhun\u00eb\u201d, Rama: P\u00ebr 4 muaj kam d\u00ebgjuar sharje, asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb konkrete"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e dit\u00ebve t\u00eb fundit, duke u ndalur te dhuna, akuzat p\u00ebr organizimin e saj dhe k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Rama zbuloi edhe nj\u00eb bised\u00eb telefonike me nj\u00eb pedagog t\u00eb Universitetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb cilin diskutoi p\u00ebr problematikat e ngritura dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr dialog. Kryeministri theksoi se protesta paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb demokratike, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi masa ndaj personave q\u00eb kryejn\u00eb akte dhune.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSot jam k\u00ebtu p\u00ebrs\u00ebri me Ministrin e Brendsh\u00ebm, i cili dje ishte n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vendeve europiane, eksperienc\u00ebn dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr t\u00eb koordinuar m\u00eb tej pun\u00ebn me homolog\u00ebt n\u00eb Itali dhe n\u00eb Franc\u00eb, pasi s\u00eb bashku me t\u00eb dyja k\u00ebto vende, jemi n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm, duke qen\u00eb se nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb tria vendet tona, flama e terrorit urban t\u00eb ANTIFA-s \u00ebsht\u00eb shfaqur me forc\u00ebn e vet t\u00eb verb\u00ebr e n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ne kemi edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb specifikash, t\u00eb cilat i ndjekim me shum\u00eb kujdes.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dje, un\u00eb ju informova p\u00ebr nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb personash me precedent kriminal, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn mask\u00ebn e studentit, por pa asnj\u00eb lidhje me statusin e studentit, me l\u00ebvizjen imagjinare studentore ushtruan dhun\u00eb dhe jan\u00eb ndalur dhe proceduar nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb list\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsuese e nj\u00eb komponenti t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb protest\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb integruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb t\u00eb larmishme personash me nj\u00eb q\u00ebllim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb: destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrug\u00ebs son\u00eb, duke na kthyer mbrapsht n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht q\u00eb, pas atyre personave, q\u00ebndrojn\u00eb krimi i organizuar, si dhe duar t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb cilat vazhdojm\u00eb t\u00eb hetojm\u00eb intensivisht.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ajo, q\u00eb m\u00eb b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje ishte p\u00ebrs\u00ebri reagimi i ekraneve t\u00eb korruptuara ndaj nj\u00eb liste, e cila minimalisht duhet t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb reflektonin mbi mosdistancimin nga dhuna dhe relativizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i dhun\u00ebs, gjithnj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb student\u00ebve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rinis\u00eb q\u00eb sipas k\u00ebtyre ekraneve dhe sipas sidomos VIP-ave t\u00eb mbr\u00ebmjeve t\u00eb hymnizimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto ekrane, i p\u00ebrkasin nj\u00eb \u201cmomenti transformues\u201d p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu n\u00eb fakt nuk ka asnj\u00eb moment tjet\u00ebr transformues, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb sfide t\u00eb hapur me probleme t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb adresim, pa diskutim probleme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, probleme t\u00eb familjeve t\u00eb zakonshme, probleme t\u00eb student\u00ebve, probleme t\u00eb rinis\u00eb t\u00eb t\u00ebra legjitime dhe dhun\u00ebs, gjuh\u00ebs s\u00eb gurit, gjuh\u00ebs s\u00eb hurit, gjuh\u00ebs s\u00eb zjarrit, gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, gjuh\u00ebs s\u00eb ofendimeve, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve, e cila nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb status qytetarie n\u00ebse ne duam nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe k\u00ebtu do ta b\u00ebj shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndarjen se dua t\u00eb b\u00ebj shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe faktin se ne jemi duke punuar intensivisht me or\u00eb t\u00eb zgjatura p\u00ebr t\u00eb adresuar t\u00eb dyja an\u00ebt e k\u00ebsaj medaljeje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb q\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe jam shum\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm personalisht n\u00eb raport me arsyet reale dhe me shkaqet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00ebk\u00ebnd, p\u00ebrtej faktit q\u00eb votojn\u00eb apo s\u2019votojn\u00eb p\u00ebr mua dhe p\u00ebr shumic\u00ebn qeveris\u00ebse, t\u00eb simpatizojn\u00eb nj\u00eb protest\u00eb dhe t\u00eb ndjejn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar pavar\u00ebsisht se jan\u00eb t\u00eb distancuar nga dhuna p\u00ebr sa koh\u00eb ajo protest\u00eb, ai terror urban u shkaktua jo nga dhjetra mij\u00ebra e qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb, por nga nj\u00eb mas\u00eb e larmishme njer\u00ebzish t\u00eb radikalizuar ideologjikisht ANTIFA, t\u00eb radikalizuar fetarisht, njer\u00ebz t\u00eb nxitur dhe t\u00eb paguar p\u00ebr t\u00eb yshtur dasin\u00eb fetare, t\u00eb radikalizuar qytetarisht, njer\u00ebz me precedent penal kriminel t\u00eb futur n\u00eb turm\u00eb, t\u00eb maskuar si student\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb askush nuk mund ta mohoj\u00eb. Liria p\u00ebr t\u00eb protestuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb askush nuk mund ta diskutoj\u00eb dhe q\u00eb \u00e7do shtet demokratik duhet ta garantoj\u00eb. Dhe rruga e protest\u00ebs paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb \u00e7on tek dialogu.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dje kam pasur nj\u00eb bised\u00eb miq\u00ebsore telefonike me nj\u00eb pedagog t\u00eb Universitetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb i njohur p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij le t\u00eb themi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb spektrit politik, por i nderuar p\u00ebr profesionalizmin e tij, t\u00eb cilit u mundova t\u2019i them q\u00eb nj\u00eb protest\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar. Njeriu proteston kur ka ndjesin\u00eb q\u00eb nuk po e d\u00ebgjon kush p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai sheh t\u00eb nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, nj\u00eb protest\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb tryez\u00eb. Nj\u00eb protest\u00eb nuk b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur qeverin\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur shumic\u00ebn qeveris\u00ebse me dhun\u00eb. Natyrisht kur kjo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb protest\u00eb e nj\u00eb partie politike, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb e nj\u00eb segmenti qytetar, at\u00ebher\u00eb kuptimi i saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb ulemi dhe t\u00eb bisedojm\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe e pyeta, \u00e7far\u00eb problematikash shikoni ju q\u00eb ju b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni pjes\u00eb e k\u00ebtij grupi relativisht shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, krahasimisht me gjith\u00eb student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt q\u00eb vjen k\u00ebtu posht\u00eb dritares time. Dhe arsyet q\u00eb m\u00eb tha ishin t\u00eb gjitha arsye q\u00eb lidheshin me gj\u00ebra specifike n\u00eb spitalin universitar, krejt legjitime, dhe prandaj i thash\u00eb, po mir\u00eb ne ulemi i diskutojm\u00eb dhe i shohim se si mund t\u2019i \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, \u00e7do protest\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar b\u00ebhet problem kur qeveria, kur autoritetet, kur institucionet nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Nd\u00ebrsa kur institucionet, qeveria, autoritetet thon\u00eb q\u00eb ne jemi k\u00ebtu, jemi gati t\u2019ju d\u00ebgjojm\u00eb, jemi gati t\u00eb dialogojm\u00eb, jemi gati t\u00eb kuptohemi dhe t\u00eb mir\u00ebkuptohemi, at\u00ebher\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja n\u00eb protest\u00eb \u00ebsht\u00eb pa sens, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi i saj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa liria p\u00ebr t\u00eb protestuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e pamohueshme, dhuna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i nd\u00ebshkuesh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe kjo \u00ebsht\u00eb dhe arsyeja pse ne jemi duke punuar n\u00eb t\u00eb dyja drejtimet, p\u00ebr t\u00eb adresuar ato q\u00eb ne i shohim si momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme psikologjike dhe nevoja imediate t\u00eb njer\u00ebzive p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb dor\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb kushtet e shtrenjtimit t\u00eb jetes\u00ebs, po e p\u00ebrgjith\u00ebsoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali, dhe nga ana tjet\u00ebr sigurisht garantimin e siguris\u00eb, t\u00eb rendit, t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb duke marr\u00eb masa kund\u00ebr dhunuesve, duke marr\u00eb masa kund\u00ebr anarkis\u00eb, duke marr\u00eb masa kund\u00ebr ides\u00eb se un\u00eb jam i lir\u00eb t\u00eb protestoj dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj lirie mund t\u2019ia marr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qarkulluar, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb an\u00ebn e asaj pjese, padiskutim t\u00eb respektueshme dhe t\u00eb respektuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje, k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb merit\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e promovimit t\u00eb aft\u00ebsive, k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u strehuar, pa ju marr\u00eb krejt fryma nga kostoja e strehimit n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb rishp\u00ebrndarje dhe le t\u00eb themi barazi sociale, \u2013 ne jemi absolutisht t\u00eb fokusuar dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dije dhe cilat do t\u00eb jen\u00eb masat q\u00eb do t\u00eb marrim.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn e siguris\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e garantimit t\u00eb t\u00eb gjitha lirive dhe t\u00eb drejtave, ne po ashtu n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me partner\u00ebt tan\u00eb dhe duke par\u00eb dhe hapat q\u00eb ata hodh\u00ebn n\u00eb Itali dhe n\u00eb Franc\u00eb, do t\u00eb dalim shum\u00eb shpejt me propozime dhe me masa shum\u00eb konkrete.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb panorama e p\u00ebrgjithshme q\u00eb un\u00eb desha t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrpara se t\u2019i jap fjal\u00ebn Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, dua t\u2019ju them t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb kush thot\u00eb se deri m\u00eb sot, paskam qen\u00eb dhe paskemi qen\u00eb indiferent\u00eb ndaj atyre q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebr kat\u00ebr muaj posht\u00eb dritares s\u00eb zyr\u00ebs time, harron q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebr kat\u00ebr muaj, un\u00eb kam d\u00ebgjuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7dokush tjet\u00ebr dhe po aq sa ata kan\u00eb d\u00ebgjuar nj\u00ebri-tjetrin \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse un\u00eb kam qen\u00eb duke punuar lart n\u00eb zyr\u00eb, ata kan\u00eb qen\u00eb duke shar\u00eb, duke ofenduar, duke k\u00ebrc\u00ebnuar posht\u00eb zyr\u00ebs, pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb asgj\u00eb konkrete dhe pa k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb konkrete, madje duke refuzuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ulen dhe t\u00eb bisedojn\u00eb dhe un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb, nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb tregoj komunikime me mesazhe me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb prej tyre q\u00eb ishin aty posht\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kam komunikuar dhe me telefon, i kam ftuar dhe ata i ka karakterizuar frika nga nj\u00ebri-tjetri, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb folur, por frika nga nj\u00ebri-tjetri, frika se do cil\u00ebsoheshin si tradhtar\u00eb, frika se do pastaj, p\u00ebsonin pasojat e dhun\u00ebs s\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb grup ANTIFA aty, i ideologjizuar nga \u201cprofesori\u201d i mir\u00ebnjohur, \u201cpredikuesi\u201d i mir\u00ebnjohur i dhun\u00ebs q\u00eb e njohin t\u00eb gjith\u00eb dhe nuk dua as ta p\u00ebrmend me em\u00ebr dhe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb aft\u00ebsi dhe nj\u00eb kapacitet v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb spikatur p\u00ebr t\u00eb futur t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb terror psikologjik dhe p\u00ebr t\u00eb detyruar t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u2019i shkojn\u00eb nga mbrapa.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pastaj ka pasur dhe nj\u00eb komponent tjet\u00ebr, komponent kriminel\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, njer\u00ebz t\u00eb hurit dhe t\u00eb litarit q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tyren n\u00eb at\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam i bindur q\u00eb dit\u00ebt dhe muajt do t\u00eb sjellin n\u00eb drit\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb vet\u00eb atyre protestuesve, kur ata t\u00eb \u00e7lirohen nga gjith\u00eb ky qerthull i nj\u00eb revolucioni t\u00ebr\u00ebsisht imagjinar pas t\u00eb cilit q\u00ebndrojn\u00eb edhe forca q\u00eb nuk e duan p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pak po \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sigurt\u00eb. Zoti minist\u00ebr\u2026<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur; protesta, q\u00ebllimet, arsyet dhe mbi t\u00eb gjitha nevoja e asaj pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb agresive t\u00eb qeveris\u00eb ndaj shtrenjtimit t\u00eb kostove t\u00eb jetes\u00ebs dhe ndaj problematikave q\u00eb lidhen me merit\u00ebn n\u00eb promovimin e burimeve njer\u00ebzore, e k\u00ebshtu me radh\u00eb, jan\u00eb fokusi absolut i imi dhe i qeveris\u00eb dhe do t\u00eb ishte ende m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kishim nj\u00eb dialog me ata, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u2019i artikulojn\u00eb k\u00ebto nevoja dhe duan t\u2019i artikulojn\u00eb dhe idet\u00eb e tyre, p\u00ebr se si mund t\u00eb adresohen k\u00ebto nevoja.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithsesi ne, \u00e7\u00ebshtje or\u00ebsh, dit\u00ebsh do t\u00eb prezantojm\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektimi yn\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb na thot\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e shoq\u00ebris\u00eb thjesht e vet\u00ebm, duke simpatizuar nj\u00eb protest\u00eb, tek e cila sheh nevoj\u00ebn dhe sheh m\u00ebnyr\u00ebn se si ta b\u00ebj\u00eb qeverin\u00eb ende m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt hymnizojn\u00eb dhun\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb dhun\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt ushtrojn\u00eb dhun\u00ebn, duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se aq sa ishte intensiv dhe i p\u00ebrqendruar dhe i zgjatur terrori urban, terrori mbi popullsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, terrori mbi bizneset dhe mbi familjet e zakonshme, aq do t\u00eb jet\u00eb e zgjatur dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, ajo q\u00eb vjen nga ana e shtetit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kush mendon se gjunj\u00ebzon shtetin, b\u00ebn kalkulimin m\u00eb t\u00eb gabuar dhe kush mendon se duke u fshehur n\u00ebn mask\u00ebn e studentit apo duke shfryt\u00ebzuar simpatin\u00eb natyrale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn e student\u00ebve mund t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu terrorin urban t\u00eb ANTIFA-s, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebtu pun\u00ebn e atyre q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga ana fetare, e duan Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga historia e saj e lavdishme e toleranc\u00ebs, e harmonis\u00eb dhe e mir\u00ebkuptimit, duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm nuk do t\u2019ia dal\u00eb, por do t\u00eb paguaj\u00eb, do t\u00eb paguaj\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb formash q\u00eb nga ajo penalja p\u00ebr ushtruesit e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs tek ajo financiarja p\u00ebr hymnizuesit dhe p\u00ebr propaganduesit e saj\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/edi-rama-1-600x360-1.webp\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e dit\u00ebve t\u00eb fundit, duke u ndalur te dhuna, akuzat p\u00ebr organizimin e saj dhe k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Rama zbuloi edhe nj\u00eb bised\u00eb telefonike me nj\u00eb pedagog t\u00eb Universitetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb cilin diskutoi p\u00ebr problematikat e ngritura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,57,59,237],"tags":[],"class_list":["post-26526","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-lajmet","category-politike-lajmet","category-shqiperia"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26526"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26527,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26526\/revisions\/26527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}