{"id":26460,"date":"2026-10-23T15:38:02","date_gmt":"2026-10-23T13:38:02","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=26460"},"modified":"2026-10-23T15:38:02","modified_gmt":"2026-10-23T13:38:02","slug":"spanca-prezanton-raportin-e-auditimit-per-vitin-2025-borxhi-shteteror-kalon-1-8-miliarde-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/23\/spanca-prezanton-raportin-e-auditimit-per-vitin-2025-borxhi-shteteror-kalon-1-8-miliarde-euro\/","title":{"rendered":"Spanca prezanton raportin e auditimit p\u00ebr vitin 2025: Borxhi shtet\u00ebror kalon 1.8 miliard\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Auditorja e P\u00ebrgjithshme e Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka prezantuar Raportin Vjetor t\u00eb Auditimit t\u00eb Buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2025, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e raportimit financiar, por edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish n\u00eb klasifikimin e shpenzimeve, menaxhimin e pasurive dhe detyrimeve financiare t\u00eb institucioneve publike, raporton Ekonomia Online.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb raportit, Spanca b\u00ebri t\u00eb ditur se ZKA-ja ka dh\u00ebn\u00eb opinion t\u00eb kualifikuar p\u00ebr raportin financiar t\u00eb Qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa ka evidentuar pes\u00eb \u00e7\u00ebshtje kryesore q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb opinion. Sipas saj, raportimi financiar ka sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsime nd\u00ebr vite dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet dhe korniz\u00ebn ligjore p\u00ebrkat\u00ebse, megjithat\u00eb mbeten fusha q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje dhe forcim t\u00eb kontrolleve t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb lidhje me auditimin e raportit t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr buxhetin e shtetit p\u00ebr vitin 2025, Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit ka vler\u00ebsuar se cil\u00ebsia e raportimit financiar ka sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsime vit pas viti dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet dhe korniz\u00ebn ligjore p\u00ebr raportim. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb auditimit, Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit ka dh\u00ebn\u00eb opinion t\u00eb kualifikuar, q\u00eb n\u00ebnkupton se, p\u00ebrkund\u00ebr \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb evidentuara n\u00eb baz\u00ebn p\u00ebr opinionin e kualifikuar, raporti financiar paraqet pamje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet materiale, n\u00eb p\u00ebrputhje me korniz\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb raportimit financiar\u201d, deklaroi Spanca.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb evidentuara n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb klasifikimi joadekuat i shpenzimeve, si rezultat i t\u00eb cilit jan\u00eb evidentuar probleme n\u00eb raportimin e transaksioneve dhe n\u00eb pasqyrimin e sakt\u00eb t\u00eb gjendjes financiare t\u00eb institucioneve publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Spanc\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre mang\u00ebsive lidhet me pagesat e realizuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga kontratat kolektive n\u00eb nivel komunal.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb opinionin e auditimit lidhen me klasifikimin joadekuat t\u00eb shpenzimeve, n\u00eb vler\u00eb prej 77.4 milion\u00eb eurosh. Kjo ka ndodhur si rezultat i pagesave t\u00eb b\u00ebra me vendime gjyq\u00ebsore, n\u00eb vler\u00eb prej 58 milion\u00eb eurosh, nga kategori joadekuate buxhetore, kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve nga kontratat kolektive n\u00eb nivel t\u00eb komunave. P\u00ebrkund\u00ebr faktit se Ministria e Financave ka mund\u00ebsuar planifikimin e mjeteve n\u00eb kategorin\u00eb rezerv\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur klasifikimin joadekuat, kjo nuk \u00ebsht\u00eb respektuar nga komunat\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spanca theksoi se, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, jan\u00eb evidentuar edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb keqklasifikimit, t\u00eb lidhura me planifikimin jo t\u00eb duhur t\u00eb buxhetit dhe veprimet e vet\u00eb organizatave buxhetore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKeqklasifikimi tjet\u00ebr ka ndodhur si pasoj\u00eb e buxhetimit joadekuat, n\u00eb vler\u00eb prej 4.5 milion\u00eb eurosh, si dhe keqklasifikimi i ndikuar nga vet\u00eb organizatat buxhetore, n\u00eb vler\u00eb prej 40.4 milion\u00eb eurosh. \u00c7\u00ebshtjet e tjera q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb kualifikimin e opinionit jan\u00eb mbivler\u00ebsimi i pasurive n\u00eb vler\u00eb prej 33.5 milion\u00eb eurosh, n\u00ebnvler\u00ebsimi i llogarive t\u00eb ark\u00ebtueshme n\u00eb vler\u00eb prej 4.4 milion\u00eb eurosh, mbivler\u00ebsimi i detyrimeve t\u00eb papaguara n\u00eb vler\u00eb prej 2.8 milion\u00eb eurosh dhe mbivler\u00ebsimi i detyrimeve kontingjente n\u00eb vler\u00eb prej afro 30 milion\u00eb eurosh\u201d, deklaroi Spanca.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo vler\u00ebsoi se k\u00ebto mang\u00ebsi d\u00ebshmojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kontrolleve t\u00eb brendshme n\u00eb organizatat buxhetore, me q\u00ebllim t\u00eb rritjes s\u00eb sakt\u00ebsis\u00eb dhe besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb raportimit financiar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebto mang\u00ebsi evidentojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kontrolleve t\u00eb brendshme n\u00eb organizatat buxhetore, p\u00ebr t\u00eb siguruar cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb raportimit financiar dhe sakt\u00ebsi t\u00eb evidencave kontab\u00ebl. Klasifikimi joadekuat i shpenzimeve dhe mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb regjistrin e pasurive, llogarive t\u00eb ark\u00ebtueshme dhe detyrimeve ndikojn\u00eb n\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e raportimit financiar\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke folur p\u00ebr treguesit kryesor\u00eb fiskal\u00eb, auditorja e p\u00ebrgjithshme b\u00ebri t\u00eb ditur se deficiti buxhetor gjat\u00eb vitit 2025 ishte brenda kufijve t\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas raportit t\u00eb prezantuar, deficiti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i planifikuar ishte 224 milion\u00eb euro, apo 2 p\u00ebr qind e Bruto Produktit Vendor (BPV), nd\u00ebrsa pas realizimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb buxhetit ai rezultoi duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSa i p\u00ebrket deficitit buxhetor, gjat\u00eb vitit 2025 ai ishte brenda limiteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara ligjore. Deficiti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i planifikuar ishte 224 milion\u00eb euro, ose 2 p\u00ebr qind e BPV-s\u00eb, nd\u00ebrsa sipas realizimit final t\u00eb buxhetit, deficiti ishte rreth 7.8 milion\u00eb euro, ose 0.07 p\u00ebr qind e BPV-s\u00eb\u201d, deklaroi Spanca.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo b\u00ebri t\u00eb ditur se borxhi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm shtet\u00ebror n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025 kishte arritur n\u00eb mbi 1.8 miliard\u00eb euro, duke sh\u00ebnuar rritje krahasuar me vitin paraprak.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBorxhi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm shtet\u00ebror n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025 arriti vler\u00ebn prej mbi 1.8 miliard\u00eb eurosh, q\u00eb krahasuar me vitin paraprak sh\u00ebnon nj\u00eb rritje prej 80 milion\u00eb eurosh, apo 4.6 p\u00ebr qind. Borxhi i jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb 856 milion\u00eb euro, kurse ai i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb 961 milion\u00eb euro\u201d, tha auditorja e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas saj, n\u00eb raport me BPV-n\u00eb, borxhi shtet\u00ebror vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivel relativisht t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb raport me BPV-n\u00eb, borxhi shtet\u00ebror vazhdon t\u00eb jet\u00eb mjaft i ul\u00ebt dhe sillet rreth 10.6 p\u00ebr qind, krahasuar me kufirin prej 40 p\u00ebr qind t\u00eb p\u00ebrcaktuar sipas Ligjit p\u00ebr Borxhin Shtet\u00ebror\u201d, thuhet n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e raportit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e ngritur nga Spanca \u00ebsht\u00eb niveli i ul\u00ebt i shfryt\u00ebzimit t\u00eb fondeve nga kredit\u00eb e jashtme, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr financimin e projekteve t\u00eb ndryshme publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas saj, organizatat buxhetore kan\u00eb t\u00ebrhequr 147 milion\u00eb euro nga kredit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb vitit 2025, nd\u00ebrsa vonesat n\u00eb realizimin e projekteve dhe shfryt\u00ebzimin e mjeteve vazhdojn\u00eb t\u00eb paraqesin sfid\u00eb p\u00ebr institucionet.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb nderuar deputet\u00eb, \u00ebsht\u00eb evidente se edhe n\u00eb vitin 2025 niveli i t\u00ebrheqjes s\u00eb fondeve nga kredit\u00eb e jashtme \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt. Organizatat buxhetore, p\u00ebr projekte t\u00eb cilat financohen nga borxhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kan\u00eb t\u00ebrhequr fonde nga kredit\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 147 milion\u00eb eurosh. T\u00ebrheqjet m\u00eb t\u00eb larta jan\u00eb realizuar nga kreditor\u00eb si FMN-ja, ANZH-ja dhe Banka Bot\u00ebrore\u201d, deklaroi Spanca.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo theksoi se vonesat n\u00eb shfryt\u00ebzimin e fondeve kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e disa faktor\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb planifikimin jo t\u00eb mir\u00eb, problemet n\u00eb proceset e prokurimit dhe kapacitetet e kufizuara institucionale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cVonesat n\u00eb t\u00ebrheqjen e fondeve n\u00eb dispozicion kan\u00eb ardhur kryesisht si pasoj\u00eb e planifikimit jo t\u00eb mir\u00eb, vonesave n\u00eb procesin e prokurimit, ndryshimeve t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb treg dhe kapaciteteve t\u00eb kufizuara institucionale p\u00ebr shfryt\u00ebzimin me koh\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive t\u00eb fondeve t\u00eb huamarrjes\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti i ZKA-s\u00eb evidenton gjithashtu rritje t\u00eb t\u00eb hyrave dhe shpenzimeve buxhetore gjat\u00eb vitit 2025, krahasuar me vitin paraprak.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb prezantuara nga Spanca, t\u00eb hyrat jan\u00eb rritur p\u00ebr 278 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa shpenzimet p\u00ebr 291 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkaq, realizimi i buxhetit final ishte 91 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRealizimi i t\u00eb hyrave, krahasuar me vitin 2024, \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 278 milion\u00eb euro, apo rreth 9 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb. Po ashtu, edhe shpenzimet e vitit 2025 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr 9 p\u00ebr qind, apo 291 milion\u00eb euro. Buxheti final \u00ebsht\u00eb shpenzuar n\u00eb mas\u00ebn 91 p\u00ebr qind\u201d, b\u00ebri t\u00eb ditur auditorja e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb auditimit t\u00eb Raportit Vjetor Financiar t\u00eb Qeveris\u00eb, Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit ka dh\u00ebn\u00eb gjithsej 73 rekomandime p\u00ebr Qeverin\u00eb dhe Ministrin\u00eb e Financave, me q\u00ebllim t\u00eb adresimit t\u00eb mang\u00ebsive t\u00eb evidentuara dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb menaxhimit t\u00eb paras\u00eb publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spanca b\u00ebri t\u00eb ditur se, p\u00ebrve\u00e7 auditimit t\u00eb raportit vjetor financiar t\u00eb Qeveris\u00eb, ZKA-ja ka realizuar edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh auditimesh individuale gjat\u00eb sezonit auditues 2025-2026.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, sa i p\u00ebrket auditimit t\u00eb Raportit Vjetor Financiar t\u00eb Qeveris\u00eb, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 70 rekomandime p\u00ebr Qeverin\u00eb dhe Ministrin\u00eb e Financave. N\u00eb vijim do t\u2019i shpalos edhe rezultatet nga auditimet individuale. Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit, p\u00ebr sezonin auditues 2025-2026, ka realizuar 131 auditime n\u00eb institucione publike, projekte me r\u00ebnd\u00ebsi dhe fusha me interes p\u00ebr qytetar\u00ebt\u201d, tha Spanca.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas saj, nga gjithsej 131 auditime t\u00eb realizuara, 99 ishin auditime financiare dhe t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr organizatat buxhetore dhe nd\u00ebrmarrjet publike, 15 auditime t\u00eb performanc\u00ebs, 11 auditime t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb dhe gjasht\u00eb auditime t\u00eb projekteve t\u00eb financuara nga Banka Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht p\u00ebrmir\u00ebsimeve q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrejtur nd\u00ebr vite, rezultatet e auditimeve tregojn\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr institucionesh publike vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb probleme me zbatimin e legjislacionit, raportimin financiar dhe p\u00ebrmbushjen e objektivave institucionale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spanca theksoi se nevojitet forcimi i kontrolleve t\u00eb brendshme dhe respektimi m\u00eb i madh i rregullave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shpenzimin dhe administrimin e fondeve publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebrkund\u00ebr faktit se nga viti n\u00eb vit v\u00ebrehen p\u00ebrmir\u00ebsime, rezultatet e auditimeve tregojn\u00eb se ende ekzistojn\u00eb mang\u00ebsi, qoft\u00eb n\u00eb aspektin e pajtueshm\u00ebris\u00eb me korniz\u00ebn ligjore, ashtu edhe n\u00eb aspektet e tjera t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb objektivave n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Nj\u00eb num\u00ebr i institucioneve publike duhet t\u2019i rrisin masat p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kontrolleve t\u00eb brendshme, sa i p\u00ebrket p\u00ebrmbushjes s\u00eb standardeve dhe rregullave t\u00eb raportimit financiar\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo shtoi se n\u00eb disa institucione vazhdojn\u00eb t\u00eb evidentohen aktivitete dhe transaksione q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi, p\u00ebrfshir\u00eb klasifikimin e pasakt\u00eb t\u00eb shpenzimeve, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb evidentimin dhe administrimin e pasurive, si dhe problemet n\u00eb menaxhimin e detyrimeve dhe llogarive t\u00eb ark\u00ebtueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe m\u00eb tutje vazhdojn\u00eb t\u00eb kryhen aktivitete dhe transaksione jo n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi, klasifikimi i pasakt\u00eb i shpenzimeve, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb evidentimin dhe administrimin e pasurive, menaxhimin e detyrimeve t\u00eb papaguara dhe rritjen e llogarive t\u00eb ark\u00ebtueshme\u201d, theksoi Spanca.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb auditorja e p\u00ebrgjithshme e cil\u00ebsoi shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb lidhja e kontratave p\u00ebr projekte kapitale pa siguruar paraprakisht fondet e nevojshme ose pa marr\u00eb miratimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas saj, kjo praktik\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja n\u00eb bilancin buxhetor, t\u00eb krijoj\u00eb shpenzime shtes\u00eb dhe t\u00eb rris\u00eb rrezikun e keqmenaxhimit t\u00eb paras\u00eb publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDukuri shqet\u00ebsuese, e cila n\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, \u00ebsht\u00eb lidhja e kontratave p\u00ebr projekte kapitale pa siguruar fondet e nevojshme apo miratimet p\u00ebrkat\u00ebse. Praktika t\u00eb tilla d\u00ebmtojn\u00eb bilancin buxhetor, krijojn\u00eb kosto shtes\u00eb t\u00eb paparashikuara dhe rrisin rrezikun e keqmenaxhimit t\u00eb fondeve publike\u201d, shtoi Spanca.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/862976456_2763919780672245_8339204349508732113_n-850x638.jpg\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Auditorja e P\u00ebrgjithshme e Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka prezantuar Raportin Vjetor t\u00eb Auditimit t\u00eb Buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2025, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e raportimit financiar, por edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish n\u00eb klasifikimin e shpenzimeve, menaxhimin e pasurive dhe detyrimeve financiare t\u00eb institucioneve publike, raporton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,8,58,57],"tags":[],"class_list":["post-26460","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26460"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26461,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26460\/revisions\/26461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}